Danimarka ka filluar ndërtimin e një muri 70 kilometërsh përgjatë vijës kufitare me Gjermaninë, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të parandalojnë futjen e derrave të egër në vendin e tyre.
Me këtë lëvizje autoritetet besojnë se do të ndalin zgjerimin e gripit afrikan të derrave të egër, që mund ta rrezikojë industrinë e mishit të derrit në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Muri prej telave të metaltë pritet të jetë 1.5 i lartë dhe do ndërtimi ka filluar sot në qytetin Padborg, 220 kilometra në jugperëndim të Kopenhagës.
Ndërtimi i murit është autorizuar nga ligjbërësit danezë, pasi qeveria njoftoi se eksportimi i mishit të derrit në vendet jo anëtare të BE-së, mund të ndikojë në gripin afrikan të derrave. /Telegrafi/