Telegrafi

Për të ngritur vetëdijen mbi ambientin, ‘veshë’ për një muaj çdo mbeturinë që e krijon (Video)

Rob Greenfield nga Nju Jorku, ka vendosur që për një muaj secilën mbeturinë që e krijon mos ta hedhë, por ta vë në trup.

Në këtë mënyrë, ai po përpiqet të tregojë se sa shumë plehra shkaktojnë njerëzit dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat, transmeton Telegrafi.

Me mbeturinat e vendosura në trupin e tij, ai kryen obligimet dhe bën xhiro nëpër qytet për tetë orë në ditë, duke zgjuar shumë vëmendje.

“Ne vetëm i hedhin në shporta dhe nuk mendojmë çfarë ndodhë më pas. Plehrat janë pranë nesh dhe unë po ua shfaqi ato para syve”, ka thënë Greenfiel.

Kutitë e picave dhe ushqimeve të shpejta, gotat e plastikës, si dhe tërë mbeturinat tjera, i kanë fryrë qeset transparente mjaftë, megjithëse ka vetëm disa ditë që e ka nisur këtë aksion.

Nuk dihet se si do të duket ai në fund të muajit, apo a do të ketë mundësi të lëvizë kur të jetë mbingarkuar. /Telegrafi/