Telegrafi

Për të mos i ikur hajni, iu ul sipër (Foto)

Punëtori e ka zënë një adoleshent duke vjedhur dhe për ta ndalur që të mos ikte, ai i ishte ulur sipër. Pastaj e ka telefonuar Policinë, teksa rrinte mbi 17-vjeçarim.

Mësohet se ky i fundit kishte hyrë dy herë gjatë ditë në këtë supermarket, transmeton Telegrafi. Pasi ka vjedhur gjëra të imta, është larguar me shpejtësi. Por, jo edhe herën e tretë, kur po provonte të largohej me një shishe verë dhe disa birra.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, Policia e ka arrestuar djaloshin, derisa e ka lavdëruar burrin i cili me gjithë moshën e tij arriti ta ndalonte hajnin. /Telegrafi/