Telegrafi

Për të mbrojtur civilët, policja amerikane iu kundërvu luanit – në ndihmë i dolën kolegët

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një zyrtare policore në Colorado të SHBA-ve që ishte jashtë detyrës, i kundërvihet një luani pa pasur as edhe një armë në dorë – e këtë e bëri për t’i mbrojtur civilët përreth.

Bëhet fjalë për zëvendës-sherifen që u sulmua nga luani në Loveland, derisa ajo po tentonte të mbronte civilët që gjendeshin aty në ato momente, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte telefonuar nga qytetarët kur luani sulmoi civilët në rrugën River Rim. E në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet policja e shtrirë në tokë duke tentuar t’i kundërvihet luanit. E kur kolegët e saj e kuptojnë se do ta kenë të vështirë, e qëllojnë kafshën e egër për vdekje.

Sipas dëshmitarëve okularë, policja duhet të ndihet me fat që është ende gjallë, pasi ajo i doli përballë luanit për ta shpërqendruar në mënyrë që civilët të kenë kohë të mjaftueshme që të ikin.

Megjithatë pas intervenimit të kolegëve të saj, luani është qëlluar me revole, duke mbetur i ngordhur në vend. Ndërkaq policia raportohet se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/