Robert Holmwood e ka fotografuar një grup zebrash në Kruger National Park të Afrikës, për ta hedhur më pas fotografinë në rrjetet sociale.
Por, shikuesit kanë qenë të interesuar që të kuptojnë se sa kafshë ndodhen në këtë imazh, transmeton Telegrafi.
Derisa disa kanë thënë se janë vetëm katër, të tjerë i kanë numëruar dhe iu kanë dalë shtatë. Vijat në trupin e tyre, bëjnë që të ngatërrohet shikuesi dhe të mos dijë se sa në fakt janë.
Po që se jeni në mesin e atyre që nuk po i dallojnë, më poshtë i keni të shënuara me numra.
“Kjo është forma e kamuflimit dhe ngatërrimit të grabitqarit. Derisa janë pak, me vijat e tyre i ngatërrojnë sulmuesit duke menduar se janë më shumë dhe i trembin”, ka shkruar një njohës i botës shtazore lidhur me rastin. /Telegrafi/