Site icon Telegrafi

Për të kundërshtuar projektligjin për Trepçën, serbët bllokojnë rrugën në Rudar

Punëtorët serbë të shkritores ‘Trepça’ në Zveçan, rreth orës 10:00 sërish kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, në fshatin Rudar, për të kundërshtuar procedimin e projektligjit për Trepçën nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Protestuesit po bartin flamuj të Serbisë dhe të Trepçës, bën të ditur Telegrafi.

Bllokada ende po vazhdon.

Policia e Republikës së Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po e vëzhgon nga afër protestën.

Ndryshe, seanca e ardhshme e cila do të mbahet të premten si pikë të veçantë të rendit të ditës do të jetë projektligji për Trepçën. /Telegrafi/

Exit mobile version