Site icon Telegrafi

Për të katërtin vit radhazi, Loredana nominohet për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards

Loredana në MTV EMA 2019 (Foto: Jon Nazca/Reuters)

Të dielën mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards.

Ajo çfarë e karakterizon eventin e rëndësishëm sivjet është pjesëmarrja e shumtë e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë të këtij eventi.

Rita Ora do të jetë nikoqirja e mbrëmjes, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: MTV)

Në anën tjetër, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë para publikut disa nga hitet e tyre më të mëdha.

Këto të fundit madje janë të nominuara për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa.

Lexo po ashtu Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards

MTV Europe Music Awards ndan çdo vit edhe çmimet për artistët më të suksesshëm të shteteve evropiane.

Për katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar reperja shqiptare Loredana.

Loredana në MTV EMA 2019 (Foto: Getty Images)

Ajo e ka fituar dy herë më parë këtë çmim në vitet 2019 dhe 2020, teksa tenton ta fitojë sërish këtë vit.

Lexo po ashtu Taika Waititi i lumtur që do të prezantojë me gruan e tij mbrëmjen e çmimeve MTV Europe Music Awards

MTV në Gjermani i dha një mbështetje rep-artistes nga Ferizaj duke publikuar në Instagram një fotografi të saj, ku i inkurajon fansat ta mbështesin atë.

Loredana përndryshe ka një karrierë muzikore mjaft aktive si në tregun shqiptar, ashtu edhe atë gjerman dhe zviceran. /Telegrafi/

Exit mobile version