Sikurse në tri vitet e kaluara, edhe këtë vit brendi i njohur ndërkombëtar HiPP është shpallur nga Euromonitoring Health and Wellness si firma numër një në botë e ushqimit organik të fëmijëve.
“Certifikatë ndërmjet Euromonitor International dhe HiPP, me ç’rast Euromonitor konfirmon se HiPP lejohet ta shfrytëzojë këtë deklarim në bazë të kontratës, nga 1 mars 2017 deri më 28 shkurt 2018”, thuhet në përshkrimin e Euromonitor.
Ndryshe, Euromonitor International është një firmë e pavarur për hulumtimin e tregut me bazë në Londër, e cila siguron të dhëna për tregun, raporte të inteligjencës së biznesit dhe të dhëna për industrinë.
Produktet e HiPP janë ushqim i përkryer dhe i përshtatshëm për nxitjen e zhvillimit të foshnjës dhe fëmijës tuaj.
Ato janë të shpërndara në gjithë tregun kosovar me konsumatorët që gjithmonë si zgjedhje të parë për ushqyerjen e fëmijëve të tyre e kanë HiPP-in. /Telegrafi/