Ministria e Shëndetësisë e Turqisë raportoi se janë regjistruar rreth 43 mijë raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit.
Njëkohësisht, kjo është dita e katërt me radhë me mbi 40 mijë të infektuar në shtetin turk.
Përveç kësaj, 193 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë duke ndërruar jetë, shkruan aa.
Turqia, e cila ka një popullsi prej 84 milionë banorësh, hoqi pjesërisht masat kufizuese në fillim të muajit mars.
Që nga ajo kohë, numri i rasteve të reja po rritet me shpejtësi. Në disa rajone, masa më të rrepta janë rifutur, të tilla si ora e ndalimit në fundjavë.
Restorantet dhe kafenetë, megjithatë, nuk do të mbyllen deri në fillimin e muajit islamik të Ramazanit, i cili fillon në mes të prillit. /Telegrafi/