Site icon Telegrafi

Për të ikur pa paguar, Hedh qime flokësh në ushqimin që e hante (Video)

Në një restorant në Queensland të Australisë, një grua e paemëruar e ka mbështjellë dorën me bishtalec dhe fijet e shkëputura të flokëve i ka hedhur mbi ushqim. Më pas, ajo e ka thirr kamerierin dhe është ankuar për qimet që ndodheshin në pjatën e saj, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, mysafirja është përpjekur që të përfitojë falas pastat që po i hante, apo edhe ndonjë shpërblim tjetër. Mirëpo, me të parë xhirimin nga kamerat e sigurisë, menaxheri i restorantit italian e ka refuzuar ankesën e saj, pasi shihej qartë që këtë e ka bërë vet.

“Nuk është hera e parë që klientët veprojnë në këtë mënyrë, madje i hedhin fijet e flokëve pak para se ta kenë përfunduar ushqimin”, ka thënë menaxheri lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version