Telegrafi

Për të hyrë në Serbi nga Hungaria – automjetet presin deri në tri orë në Roszke, Horgosh rreth 60 minuta

Në hyrje të Serbisë nga Hungaria ka shumë automjete ndërsa për të kaluar pikat kufitare duhet të prisni nga 1-3 orë.

Kjo fundjavë po shënohet me numër të madh të veturave që ia kanë mësy pikave kufitare mes shtetit hungarez dhe serb.

Për të kaluar përmes pikës kufitare të Horgoshtit për në Serbi duhet të prisni deri në 60 minuta, raporton danas.

Gjersa pika tjetër kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, Roszke është më e ngarkuar. Vozitësit duhet të presin deri në 3 orë për të hyrë në shtetin serb.

Mbi 15 mijë pasagjerë përmes 3500 automjeteve dhe 80 autobusë kanë hyrë në Serbi gjatë 12 orëve të fundit.

Ndryshe, mediat serbe raportojnë se nëntëdhjetë për qind e tyre janë duke kaluar tranzit. /Telegrafi/