Site icon Telegrafi

Për të gjithë adhuruesit e filmit “E bukura dhe Bisha”, së shpejti vjen versioni real i filmit (Foto)

Për të gjithë ju fansa të një prej filmave më të njohur vizatimorë “E bukura dhe Bisha”, nëse keni menduar se historia e këtij filmi përfundoi me fundin e lumtur në vitin 1991, atëherë e keni gabim.

Historia e këtij filmi do të ripërsëritet sërish në vitin 2017, me versionin më të ri të filmit, i cili kësaj here do të jetë film me aktorë dhe skena reale.

“E bukura dhe Bisha”, versioni i animuar i filmit.

Lajmi për këtë gjë u bë i ditur nga kopertina e revistës prestigjoze “Entertainment Weekly”, e cila publikoi disa pamje të aktores Emma Watson në rolin e princeshës Bella nga filmi “E bukura dhe Bisha”, shkruan Telegrafi.

Tifozët e “Disney” janë ndezur menjëherë kur kanë parë se filmi i tyre më i preferuar vizatimor, po realizohet edhe në versionin e vërtetë.

Aktorja Ema Watson në rolin e Princeshë Bella, filmi “E bukura dhe Bisha”.

Interesimi më i madh, është shfaqur edhe në momentin kur mbrëmë (e premte) janë publikuar disa imazhe të shkurtra nga xhirimet e filmit në rrjetin social SnapChat.

Filmi është menduar që të ketë të njëjtin koncept si ai i animuar, por sigurisht që do ketë edhe skena të reja dhe improvizime.

Lexo po ashtu Dhjetë imazhe të rralla nga xhirimet e filmit Titanik (Foto)

Xhirimet e skenave të para kanë përfunduar këto ditë, gjersa entuziazmi i fansave për të parë versionin e vërtetë të filmit ka ngjallur shumë interesim edhe në media.

Një nga skenat e xhirimeve të versionit të vërtetë të filmit “E bukura dhe Bisha”

Në rolet kryesore të filmit do të luajnë aktorja e njohur Emma Watson në rolin e princeshës Bella (E Bukura), gjersa Bisha, i cili si personazh do të realizohet me efekte të ndryshme të makijazhit, do ta luajë aktori Dan Stevens.

Ema Watson (E Bukura) dhe Dan Stevens (Bisha) gjatë xhirimeve të një prej skenave të filmit

Filmi do të jetë i gatshëm për shikuesit në mars të vitit 2017. /Telegrafi/

Posteri i filmit “E bukura dhe Bisha” (Versioni i vërtetë),
Exit mobile version