Këto shkurtore të tastierës patjetër do t’ju ndihmojnë në punën tuaj
Natyrisht, e gjithë kjo mund të bëhet me ndihmën e mausit, por përse të mos ia lehtësoni jetën vetes dhe të përmirësoni aftësitë tuaja?
Sot do të ndajmë me ju shkurtore të rëndësishme në tastierën e kompjuterit, të cilat do t’ju lehtësojnë punën në kompjuter dhe do të kursejnë kohë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë keni të renditura 14 shkurtore që ne ju rekomandojmë t’i mbani mend dhe t’i përdorni ato.
Shkurtoret e tastierës
F2
Me prekjen e një butoni, lehtë mund të riemërtoni një dosje (folder) dhe dokument (fail).
ALT + F4
Ky kombinim do të mbyllë shpejt një dritare ose program.
Shift + Delete
Një shkurtore e dobishme, por duhet të jeni të kujdesshëm me të! Ajo fshin skedarët (fajlat), duke anashkaluar koshin e riciklimit, kështu që nuk do t’i rikuperoni lehtë më vonë.
Windows + L
Ky tast ju ndihmon të dilni shpejt nga sistemi. Ky funksion u ndihmon atyre që shpesh ngrihen nga vendi i tyre i punës dhe nuk duan që të tjerët të përdorin kompjuterin e tyre.
Windows + M
Një tjetër kombinim i dobishëm me tastin Win, ndihmon për të hequr qafe ekranin e stërmbushur. Duke klikuar në këtë shkurtore, i lëshoni të gjitha dritaret në shiritin e detyrave.
Windows + TAB
Një kombinim që ju lejon të shihni të gjitha dritaret që janë aktualisht të hapura.
ALT + Backspace
Keni fshirë aksidentalisht një pjesë të tekstit? Nuk është edhe aq e tmerrshme, sepse falë këtij kombinimi mund ta riktheni.
ALT + TAB
Gjë shumë e dobishme! Ju lejon të keni një pasqyrë dhe të kaloni lehtësisht nga një dritare e hapur në tjetrën.
CTRL + SHIFT + N
Shkurtore me shumë qëllime. Kur klikoni këtë kombinim në desktop ose në një dosje, krijoni një dosje të re. Në Google Chrome, ky kombinim krijon një skedë të re.
CTRL + T
Kjo shkurtore hap një skedë (dritare) të re në çdo shfletues (brauzer).
CTRL + SHIFT + T
A keni mbyllur aksidentalisht një skedë të rëndësishme? Kjo shkurtore hap skedën (dritaren) e fundit të mbyllur.
CTRL + Esc
Hap menynë Start.
CTRL + ALT + DEL
Ky kombinim është një shkop magjik – hap Task Manager. Ne ju rekomandojmë që t’i printoni ato në mënyrë që t’i keni gjithmonë pranë.
Ctrl + Home ose Ctrl + End
Ctrl + Home lëviz kursorin në fillim të dokumentit ndërsa Ctrl + End e lëviz atë në fund të dokumentit.
/Telegrafi/