Bllokada në kalimin kufitar Evzoni, në kufirin greko-maqedonas vazhdon edhe sot. Komunikacioni në të dy drejtimet prej 30 janarit është në ndalesë, për shkak të protestave të bujqve grek në kalimin kufitar Evzoni. Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se kalimet në Dojran dhe Mexhitlija janë të hapura për komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LAMM gjithashtu informojnë se për shkak të mjegullës së dendur në disa rrugë të Maqedonisë duhet të vozitet me kujdes. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore dhe korosi të lagura./Telegrafi/