Telegrafi

Për herë të fundit duke buzëqeshur: Pamje ku shihet studenti amerikan, para se të binte në duart e regjimit të Kim Jong-un (Foto/Video)

Studenti amerikan Otto Warmbier (22), i cili ishte në burg në Korenë Veriore dhe ndërkohë u lirua për në shtëpi, vdiq para disa ditësh dhe në internet u shfaqën fotografitë e fundit të udhëtimit të tij në këtë vend të izoluar.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, më së shumti vëmendje ka tërhequr një video në të cilën Warmbier Pjongiang u grumbullua me miqtë dhe me fëmijët lokalë gjatë festave të Vitit të Ri.

Lexo po ashtu Misteri i vdekjes së studentit amerikan, dëshmi rrëqethëse se çfarë ndodh në burgjet e Koresë së Veriut (Foto/Video,+16)

“Kjo është videoja e fundit në të cilën Otto duket i lumtur në jetën e tij, para se të burgosej. Ky është Otto që unë njoh dhe dua. Ky është vëllai im”, ka shkruar motra e tij më e vogël, në përshkrimin e videos.

Nuk dihet saktë data se kur është bërë videoja, por studenti amerikan në Korenë Veriore kishte qenë që nga 29 dhjetori i vitit 2015 deri më 2 janar, kur është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar në Pjongiang.

Warmbier në Korenë Veriore ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë për shkak se kishte vjedhur posterin propagandues me mur.

Ai është mbajtur për më shumë se 15 muaj në Korenë e Veriut, dhe më pas është liruar për arsye shëndetësore. /Telegrafi/