NBA ka një fitues të ri apo thënë më mirë të vjetër në garën për ngulitje në NBA All-Star që po mbahet në Indianapolis.
Gara e ngulitjeve u fitua nga një lojtar që nuk luan në NBA për të dytin vit radhazi.
Mac McClung luan në Ligën e Zhvillimit dhe në finale ai mundi yllin e Bostonit, Jaylen Brown, duke kapërcyer Shaquille O’Neal në serinë e fundit të ngulitjeve.
McClung: 🛫
Giannis: 😱 pic.twitter.com/fzStO5jLai— NBA (@NBA) February 18, 2024
Basketbollisti i Osceol Magic nga Development League u bë kështu kampioni i shtatë i shumëfishtë i garës së ‘NBA Dunk All-Star’ dhe i pari që mbrojti titullin që nga Zach LaVine në 2016, ndërsa i vetmi tri herë fitues në histori është Nate Robinson.
Përveç McClung dhe Jaylen Brown në garë për ngulitje ishte edhe ylli i New York Cityt, Jacob Toppin dhe Jaime Jaquez Jr.
Gjithsesi ngulitjet e McClung ishin më të mira dhe në finale ai mori më shumë pikë se Jaylen Borwn duke e mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. /Telegrafi/