Telegrafi

Për të dytën ditë me radhë nuk ka të infektuar me coronavirus në Dibër

Në 24 orët e fundit në Dibër, nuk ka raste të reja e të infektuarve me Covid-19, njoftojnë Shtabi Operativ Komunal.

“Sipas rezultateve laboratorike për sot, Dibra nuk ka asnjë rast të ri të infektuar me Covid-19. Repsktoni rekomandimet nuk është fundi”, shkruan në postimin e Shtabit të Krizave në Facebook.

Kjo është dita e dytë me radhë që nuk ka të infektuar, pas dy rasteve që u konfirmuan të enjten, pasi më herët nuk kishte të infektuar rishtazi për 12 ditë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 51 persona, dy prej tyre nga Komuna e Qendrës Zhupa. Mbi 60 përqind e tyre janë shëruar, ndërsa katër persona kanë vdekur, tre nga Dibra dhe një nga Qendra Zhupa.

Lexo po ashtu Regjistrohen 53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Situata e sigurisë në zonën e dy komunave është stabile./Telegrafi/