Site icon Telegrafi

Për të dytën ditë me radhë, Franca raporton mbi shtatë mijë raste të reja me coronavirus

Franca ka regjistruar më shumë se shtatë mijë raste të reja me coronavirus për të dytën ditë me radhë.

Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se kishte 7,157 infeksione të reja, një rritje e lehtë në krahasim me një ditë më parë prej 7,017 gjersa rekordi është 7,578 i vendosur më 31 mars.

Ministria tha se numri kumulativ i rasteve të konfirmuara tani është 300,181, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Kishte edhe 20 vdekje të tjera të lidhura me virusin, duke e dërguar numrin në 30,706. Franca është një nga disa vendet evropiane që lufton me një ringjallje të infeksioneve.

Kreu i agjencisë së shëndetit publik të Bashkimit Evropian thotë se numri i rasteve është përsëri në nivelet e parë si në mars, kur virusi kapi për herë të parë kontinentin. /Telegrafi/

Exit mobile version