Site icon Telegrafi

Për herë të dytë shkrumbohet “Audi A4” përpara Bashkisë së Vlorës

Një mjet tip Audi është djegur gjatë natës përpara Bashkisë së Vlorës. Policia tha se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Automjeti tip”Audi” me targë AA 452 Ph është djegur thuajse plotësisht, ndërsa është hera e dytë që automjeti përfshihet nga flakët. Mësohet se automjeti i përkiste shtetasit Gezim Dervishi 44 vjeç.

Konfirmohet që pak ditë më parë automjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij, por është arritur që zjarri të fiket në kohë,ndërsa prej atëherë ky automjet nuk është lëvizur, ndërsa tashmë është hera e dytë që digjet. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, për zbardhjen e plotë të saj dhe shkaqet e rënies së zjarrit në automjet.

“Më datë 23.10.2017 rreth orës 04:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”15 Tetori”, është duke u djegur një mjet. Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët kanë bërë shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimi ka rezultuar se mjeti ka qënë i parkuar në lagjen ” 15 Tetori ” përpara bashkisë dhe është mjet tip ”Audi A4” me targa AA 452 Ph, i cili posedohet nga shtetasi G.D., 44 vjeç. Mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit në mjet”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë në Vlorë. /Telegrafi/

Exit mobile version