Ja si duket rezultati!
Deri më tani, ju mund të keni mësuar disa mënyra për t’i bërë flokët me onde, pa përdorur nxehtësi. Pak kohë më parë, u bë viral versioni i Negin Mirsalehi, një tjetër mënyrë e njohur pasi lëshoni gërshetat.
Sidoqoftë, këtë metodë ndoshta nuk e keni provuar. Ose mbase e keni parë dhe keni harruar se ekziston.
Çfarë duhet të bëni?
Ju duhen përafërsisht dy palë çorape. Ndani flokët në 4 (ose më shumë) seksione dhe rrotullojini flokët drejt çorapes. Më pas, “vishini” flokët me çorapen ku i kapët.
Dikush tjetër sugjeron që kur kapni flokët rreth çorapes, të bëni “një gërshetë” – me dy fije/pjesë floku dhe me çorapen, pra ta trajtoni çorapen si ndarja e tretë e flokut për një gërshetë.
Shikoni procesin dhe rezultatin nga përdoruesit e TikTok dhe ca tutoriale në YouTube: