Site icon Telegrafi

Për të bërë një makijazh më të bukur kur kemi syze

Përgatiti: Valbona Duga

Miopët – zmadhojnë shikimin

1. Aplikoni një hije të qartë, të lehtë ylberi mbi qepallë.
2. Vëni një rimel të theksuar duke i ngritur qerpikët me drejtimin e jashtëm të syrit.
3. Bëni një ngjyrim të hapur shumë, në cepin e brendshëm të syrit.
4. Kaloni me laps të bardhë në brendësi të syrit, në qepallën e tij të poshtme dhe me një lapës më të theksuar vijëzoni pjesën jashtë tij.

Hipemetropët ose dritëlargët

1. Vendosni në qepallën e lëvizshme ngjyra pa shkëlqim.
2. Nënvizojeni qoshen e jashtme me laps.
3. Vendosni pak rimel.
4. Kaloni me laps të theksuar mbi buzë të brendshme të qepallës së palëvizshme.

Xhamat rritës

1. Insistoni në një lyerje të qepallës së sipërme.
2. Vëni pak ngjyrues kundër rrethit poshtë syve me një tampon të lehtë.
3. Vëni një rimel të trashë për qerpikët.
4. Evitoni pudrën që krijon rrudha.

Exit mobile version