Një përdoruese e Instagramit ka shkaktuar reagime të ashpra, pasi filmoi qenin duke e “larë” në rrobalarëse dhe më pas videon e publikoi në internet vetëm dhe vetëm që të fiton më shumë ndjekës.
Pamjet e publikuara në rrjetin social nga Tamara Rotman, shihet qeni Coco brenda rrobalarëse duke u rrokullisur, transmeton Telegrafi.
Qenushi i racës terrier duket i traumatizuar brenda rrobalarëses, dhe bënte të pamundurën që të dilte jashtë për t’i shpëtuar më të keqes.
Por ky veprim i Rotman hasi në reagime të ashpra të përdoruesve të rrjetit social, ku shumë prej tyre kërkonin që ajo të ndëshkohet për keqtrajtimin e kafshës.
Rotman që ka më shumë se tremijë ndjekës, menjëherë kishte mbyllur llogarinë pas kritikave të shumta që kishin shkuar në adresë të saj, por më vonë e ka rihapur duke publikuar një video tjetër të qenushit Coco që dukej në gjendje të mirë shëndetësore.
Duke u munduar të arsyetoj veprimin e saj, ajo ka thënë se është “keqinterpretuar”, pasi që qenushi kishte qëndruar brenda rrobalarëses për vetëm disa sekonda. /Telegrafi/