Joe Chestnut edhe njëherë ka fituar në garën tradicionale që mbahet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dogë, dhe për herë të 15-të ta fitojë këtë garë, që shënonte edhe 4 korrikun – ditën e pavarësisë.
37-vjeçari arriti të hajë hiq më pak se 63 hot-dog brenda 10 minutave, dhe synon të thyej rekordin që e kishte vënë vitin e kaluar me 76 hot dog, transmeton Telegrafi.
Joey Chestnut
Unfazed. pic.twitter.com/FDIpjB5VV6
— Barstool Sports (@barstoolsports) July 4, 2022
Ky dominim i Chestnut nuk ka të ndalur, pavarësisht se një protestues që ishte pjesë e fushatës për të drejtat e kafshëve, vrapoi në drejtim të tij duke tentuar t’ia merr hot dogët.
Kjo ndërprerje zgjati vetëm pak sekonda, pasi u largua me forcë nga skena dhe gara vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Gara është mbajtur në Coney Island të Brooklyn, ku shumë qytetarët të New Yorkut ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër garën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QWvqP8rr5eU&ab_channel=FOX7Austin