Telegrafi

Për ta shmangur Alzheimerin, mendoni para se të hani

Dietat e dizajnuara për përmirësimin e shëndetit të trurit, që dizajnohen kryesisht për personat e moshës së mesme dhe të vjetër, janë të reja dhe të vlefshme në fushën e nutricionit.

Versioni i fundit i këtyre dietave është “Canadian Brain Health Food Guide”, i krijuar nga shkencëtarët e Torontos, si dhe një dietë tjetër e quajtur “MIND”, e cila vjen nga ekspertët e Universitetit Rush në Çikago, transmeton Telegrafi.

Që të dy këto dieta janë të përpiluara duke u bazuar në hulumtime të ndryshme të cilat sugjerojnë se vlera të caktuara ushqyese – shumica prej tyre gjenden në pemë, perime, peshq, etj. – ju ndihmojnë t’i mbroni qelizat e trurit dhe ta luftoni inflamacionin.

Versioni kanadez – i njëjtë me dietën Mesdhetare por i adaptuar me shprehitë ngrënëse të Perëndimit – është i ndërlidhur me një reduktim prej 36 për qind në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Dieta e dytë, pra dieta “MIND”, besohet se e ulë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit deri në 53 për qind.

Këto dy dieta rekomandojnë të ushqeheni me perime çdo ditë, të hani peshk deri në tri herë në javë, të rrisni konsumimin e frutave, etj.

Shkencëtarët kanë theksuar se duhet të bëhen më shumë hulumtime dhe përmirësime në këtë studim, por e qartësojnë se dieta e dobët e rritë rrezikun e zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut, të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, obezitetit, etj. /Telegrafi/