Site icon Telegrafi

Për ta pasur zili, Dhurata Lipovica tregon pesë tiparet që duhet t’i ketë një modele

Dhurata Lipovica ka kohë që nuk po merret më me modelizëm. 

Bukuroshja kishte thënë për Telegrafin se lajmi për largimin e saj është i vërtetë pjesërisht, pasi ajo ka ndërprerë këtë aktivitet për momentin, nga që janë bërë tashmë disa vite punë intensive në këtë drejtim dhe mendon të zhvendosë vëmendjen diku tjetër.

“Në tetor të vitit 2016 janë bërë fiks 10 vite që nga përzgjedhja ime si supermodele. Që nga ajo ditë unë edhe pse kam pasur obligime të shumta si grua, si nënë e dy fëmijëve, unë nuk kam ndaluar së zhvilluari karrierën apo më mirë të them pasionin tim për modelizmin. Mendoj që vjen një kohë kur kërkon më shumë nga vetja dhe patjetër që do të jap shumë më shumë nga vetja, por këtë do ta jap në një forme tjetër, që është përmes agjensionit tim ‘Model MNG’”, ka thënë ajo.

Biondina i është përgjigjur së fundi disa pyetjeve të fansave në rrjetet sociale, të cilët ndër të tjerash e kanë pyetur edhe si e vlerëson një modele.

Ajo ka treguar se një modele të mirë e bëjnë disa veti të veçanta duke përfshirë respektin dhe punën.

“E përpiktë në punë, asnjëherë me u lodh ose ankuar, e respektueshme ndaj të tjerëve, mirënjohëse si dhe mbi të gjitha femër me karakter dhe moral”, është përgjigjur Lipovica fansave përmes Instagramit.

Lexo po ashtu Dhurata Lipovica: Kjo është arsyeja pse e ndërpreva karrierën si modele (Foto)

Ndryshe, Dhurata është e martuar tash e sa vite me aktorin e serialit “O Sa Mirë”, Fisnik Ademin, i cili njihet më mirë si Heta. /Telegrafi/

Exit mobile version