Telegrafi

Për ta bërë atmosferën të duket normale, restoranti në Australi mbush hapësirën me “kartona njerëzish”

Përveç ushqimit në restorante të ndryshme, një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe atmosfera.

Një vend i heshtur dhe pothuajse i zbrazët është pak i pakëndshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për shkak të distancimit shoqëror, restorantet nuk do të jenë më sikur më parë.

Kështu një vend në Australi ka ardhur me një zgjidhje interesante, i cili po përpiqet t’u japë hapësirë klientëve mirëpo edhe në të njëjtën kohë atmosferën e duhur.

Restoranti “Pesta Dock Dining” në Sidney, ka vendosur kartona me imazhe të njerëzve  në karriget bosh, për t’u dukur vendi i zënë dhe i mbushur.

Ndryshe kufizimet u lehtësuan të premten e kaluar në Australi, ndërkaq restorantet dhe kafenetë u rihapën me kusht që t’i shërbejnë 10 klientëve në një kohë e jo më shumë./Telegrafi/