Telegrafi

Për stolin e Barcelonës në skenë edhe emri i Cocu që rivalizon Valverden dhe Koemanin

Garës për stolin e Barcelonës i është shtuar edhe një emër që dikur ishte pjesë e këtij klub.

Në skenë është emri i ish-mbrojtësit dhe mesfushori Phillip Cocu.

Por emrat nuk ndalen këtu. Emri i Juan Carlos Unzue, ka pësuar rënie shkaku i tensioneve mes tij dhe yllit të skuadrës Neymar.

Ernesto Valverde dhe Ronald Koeman, janë dy emrat që vazhdojnë të jenë më të pëlqyerit.

Trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Valverde, ka treguar se ai nuk do të rinovojë me baskët dhe do të kthehet në punë vetëm për një klub si Barcelona.

Kontaktet janë vënë tashmë me Koeman dhe Cocu, që drejtojnë skuadra si Everton dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/