Site icon Telegrafi

Për sot paralajmërohen protesta masive në Shkup në përvjetorin e vrasjes së Martin Neshkovskit (Foto)

Organizatorët dhe aktivistët e ‘Revolucionit Laraman’ kanë paralajmëruar protesta masive në Shkup në përvjetorin e vrasjes së Martin Neshkovskit në vitin 2011 pas festës së fitores së zgjedhjeve nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Gjashtë qershori është datë me një kuptim të forte për të gjithë ne, datë e gdhendur me gjak në kujtesat tona. Ditë kur të gjithë ne kuptuam për mizorinë, brutalitetin dhe aftësinë e kësaj qeverie për të fshehur vrasjen e një fëmije – Martin Neshkoskin. Pesë vite më vonë, kjo datë do të fiton edhe më shumë kuptim. Dy muaj pa u lodhur protestojmë për liri, drejtësi dhe barazi. Mbarë Maqedonisë, dhjetëra mijëra qytetarë në 55 ditët e fundit dolën në rrugë dhe ne vetëm mund të supozojmë edhe sa ka prej atyre që janë nën presion dhe kërcënime që nuk guxojnë të protestojnë. Fitorja jonë e pare ishte shtyrja e zgjedhjeve kriminele të cilat duheshte të mbahen këtë javë. Por dy muaj protestojmë edhe kundër abolimit të kriminelëve nga pushteti. Pikërisht këta kriminelë nuk duan në mënyrë të qetë të tërhiqen dhe të gjykohen për krimet e tyre.


Deri më tani ju dhamë kohë të mjaftueshme! Erdhi koha t’i japim fund kësaj krize! Ju bëjmë thirrje të gjithë më 6 qershor (e hënë), në ora 18:00 para PSPsë, të paralajmërojmë fundin e kësaj qeverisjeje kriminele në Maqedoni.
Të jemi të saktë, të shumtë dhe të zëshëm! Të gjithëve t’ju themi qartë dhe me zë të lartë se çfarë kërkojmë! Durimi ynë mbaroi! Nuk ka më arsyetime dhe ikje nga qytetarët të cilët pothuajse dy muaj, guximshëm dhe këmbëngulje luftonin kundër këtij regjimi.” thuhet në njoftimin e ‘Revolucionit Laraman’./Telegrafi/

Exit mobile version