Site icon Telegrafi

Për sigurinë e pushuesve në plazhet e Shqipërisë, 200 kulla vrojtimi

Janë rreth 200 kulla vrojtimi të ngritura deri tani në të gjitha plazhet e Shqipërisë, ndërsa 70 % e tyre janë tashmë të pajisura me personel dhe pajisje.

Duke folur për sigurinë në plazhe, zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, u shpreh në një intervistë televizive se, “sivjet është ngritur një sistem i tërë në raport me kullat e vrojtimit”.

“Ende nuk jemi te numri i duhur, pasi nevojitet ndërtimi i 240 kullave të vrojtimit në të gjithë vijën bregdetare, por po ecim me prioritet drejt këtij objektivi”, tha Çeku.

Sipas tij, “vitin e kaluar kishte shumë pak kulla vrojtimi, ndërsa sivjet ka një transformim drastik të situatës lidhur me kullat dhe vrojtuesit”.

Po ashtu, Çeku informoi se “sot kemi një rrjet të tërë të vrojtuesve të certifikuar nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve dhe ky numër është 250 persona, pra i mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e vendit.

Çeku theksoi se ka ende problematika sa i takon vendosjes së sinjalistikës së korridoreve ujore apo për zona të rrezikshme dhe të ndaluara për not. /Telegrafi/

Exit mobile version