Kur e pini çajin e parapëlqyer, mos e hidhni qeskën, – qe se për çfarë mund ta përdorni
Pos që ju ka dhuruar pije të shëndetshme, ajo qeskë mundet ende shumëçka të bëjë për ju, transmeton Telegrafi.
Pickimet
Është treguar që çaji ka veprim të mirë ndaj të gjitha llojet e pickimeve të insekteve. Truku i cili përgjithmonë do t’jua zgjidhë telashet e të kruarit dhe skuqjes është goxha i thjeshtë: Qeskën e sapopërdorur të çajit futeni në frigorifer dhe lëreni të ftohet. Pastaj nxirreni qeskën dhe vendosni sipër vendit të pickimit.
Kopshti
Sërish zieni qeskën dhe qiteni në bidon, pastaj ujitni lulet tuaja. Kështu do t’i mbroni nga infeksionet kërpudhore.
Shtëpia
Qitni qeskat e përdorura të çajit në dollapë, në rafte dhe në vendin e depozitimit të ushqimit… në çdo vend për të cilin mendoni që i nevojitet freskia apo aty ku mendoni që do të shfaqen insektet. Qeskën mund ta qitni edhe në rërën për macen tuaj. Futni një qeskë në frigoriferin tuaj që të shmangen aromat e pakëndshme të ushqimit. Mundësitë janë të pafund.
Enët
Zhytni enët tuaja në ujë të nxehtë në të cilën më parë keni qitur një qeskë. Ajo do të ndihmojë në ndarjen e yndyrës nga pjata dhe ena, mirëpo edhe do të ndajë ushqimin i cili është mbërthyer në enë.
Shputat
Shtoni një qeskë në ujë dhe zhytni shputat tuaja. Qeskat e çajit do të eliminojnë aromat e pakëndshme, do të zbusin thembrat dhe kallot, mirëpo edhe do të ushqejnë lëkurën tuaj.
Larja
Fletët e çajit përmbajnë antioksidantë, kështu që larja në ujë në të cilin keni qitur qeskën e çajit shkëlqyeshëm i ndihmon lëkurës suaj. Ndërsa për përvojën aromatike, mund të përdorni çajin nga peperminti apo jasemini.
Lëkura
Qeskat e ftohura të çajit janë të shkëlqyeshme kundër irritimit në lëkurën tuaj. Paraprakisht i ftohni në frigorifer dhe pastaj vendosni në vendin e irritur (kallo, lytha, kath). Ajo do ta ftohë dhe zvogëlojë inflamacionin, do ta zbutë irritimin dhe ënjtjen.
Era e keqe
Zieni sërish dhe herën tjetër të “çajit” përdoreni si ujë për gojë. Për këtë janë më të mirët çajet e mentës apo çaji i gjelbër.
Flokët
Qeskën e përdorur të çajit sërish zieni dhe ujin e tillë qitni në flokë, pasi që t’i keni larë, në mënyrë që të kuroni qimet dhe majën e kokës. /Telegrafi/