Telegrafi

Për shtatë vjet Bunjaki testoi 142 lojtarë

Kosova ende nuk është e përfshirë në ranglistën e shtëpisë botërore të futbollit, FIFA. Në ranglistë mund të përfshihet pas 12 apo 13 majit, kur pritet të bëhet anëtare e re FIFA-s.

Para se të pranohet në FIFA, duhet të pranohet në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA) që pritet të ndodhë më 3 maj. Por, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, me bindje të plotë thotë se ka skuadër për t’u renditur në mesin e 40 apo 50 vendeve më të mira në ranglistën e FIFA-s, shkruan Koha Ditore.

E për t’u arritur ky nivel i ekipit, Bunjaki thotë se brenda shtatë vitesh ka testuar plot 142 futbollistë, prej tyre 91 nga futbolli i Kosovës.