Site icon Telegrafi

Për shtatë muaj vrapoi nga 50 minuta në ditë, humbi 22 kilogramë – filmoi gjithë procesin e dobësimit

Një nga mënyrat për të qenë gjithmonë të motivuar gjatë ushtrimeve, është se duhet ta filmoni veten në palestër siç ka vepruar edhe Billy Richards.

Ky burrë nga SHBA-të ka realizuar një video ku tregon se si për shtatë muaj ka humbur 22 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Në ditën e parë të ushtrimeve, më saktësisht më 1 janar të këtij viti, Billy kishte afro 108 kilogramë. Por ai vazhdoi me vrapim çdo ditë për 50 minuta, duke arritur të përshkoj nëntë kilometra në ditë.

Nga fillimi i vitit e deri më 1 gusht, Richards ka vrapuar 281 kilometra duke shkrirë afro 20 mijë kalori dhe duke humbur 21,7 kilogramë.

Lexo po ashtu Adoleshenti vuante nga mbipesha, humbi mbi 50 kilogramë pa ushtrime e dieta - rrugën për në shkollë e bëri duke ecur (Video)

“Ndihesha i ngadalshëm kur fillova të humb kilogramët e parë. Tani kam shumë më tepër energji dhe jam i lumtur për këtë. Dua të dobësohem edhe më shumë që të jem njeriut më i lumtur në botë dhe të kënaqem me këtë”, ka deklaruar Richards.

E për t’ia arritur qëllimit, Richard ka ndërruar edhe mënyrën e të ushqyerit, duke hequr dorë nga ushqimet e yndyrshme, buka e sheqeri e duke i zëvendësuar me brokoli, lulelakër e spinaq.

Megjithatë ai pranon se nuk e kishte të lehtë, pasi ishte i dhënë pas ushqimit të shpejtë gjë që i shkaktonte stres, e pasi që kishte hequr dorë nga kjo shprehi, filloi të ushtroj sa më shumë me qëllim që të mos mendojë për ushqim.

Duke parë se apetitet e tij janë rritur, Richards i ka vënë vetes një mision të ri – që deri në fund të vitit të bie në 69 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version