Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirë ndër-institucional. Policia në këtë rajon ka njoftuar se për shtatë ditë kanë shqyrtuar 75 kërkesa të gjykatave në regjion për t’i arrestuar 75 persona të cilët nuk i kanë respektuar ftesat për mbajtje të seancave.
“Policia ka arrestuar 75 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe nëpërmjet numrave kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/