Për arsye teknike për më shumë se një orë të akuzuarit dhe avokatët për ngjarjet në Kuvend më 27 prill e pritën fillimin e marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur.
Para fillimit të seancës së sotme gjykatësja Dobrilla Kacarska, për shkak mbrojtjes së dëshmitarit dhe identitet të tij e përjashtoi publikun nga seanca, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancat e kaluara janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë, mes të cilëve deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në dëshmitë e tyre ata i kanë sqaruar veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik të vitit të kaluar.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.
Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë./Telegrafi/