Site icon Telegrafi

Për shkaqe teknike, anulohet seanca për rastin “Monstra”

Për shkak të mungesës së kushteve teknike për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur, seanca e sotme për rastin “Monstra” është anuluar për më 11 korrik.

Në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale sot duhej të prezantoheshin dëshmi të reja për lëndën e Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën paraprake u shikuan materiale video dhe audio nga marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur Haki Aziri, më 7 maj të vitit 2012.

Në pyetjet e prokurores Fatime Fetai është përgjigjur edhe dëshmitari Ahmet Bekir, i cili gjatë dëshmisë u alivanos ndërsa seanca ishte anuluar për disa orë.

Përndryshe, lënda “Monstra” është hapur për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, e cila ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar shfuqizoi aktgjykimet dhe liroi nga burgu të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Ljuta dhe Fejzi Aziri, duke vendosur për ta masa të sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version