Telegrafi

Për shkaqe të sigurisë, anulohet për media ceremonia e diplomimit të deminierëve të kontingjentit ukrainas

Foto: Ilustrim

Është anuluar pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas, e cila ishte planifikuar të mbahet sot në ora 13:00 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas një njoftimi të Zyrës së informimit të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se anulimi për media është bërë për shkaqe të sigurisë.

Lexo po ashtu Mbështetje ushtarake nga Gjermania, FSK pranon kamionët ushtarakë

“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e ‘Ceremonisë së  diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’ në kazermën e FSK-së ‘Lidhja e Prizrenit’,  për ditën  e sotme, për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/