Site icon Telegrafi

Për shkaqe sigurie, Franca mbyll ambasadën në Ankara dhe konsullatën në Stamboll

Franca ka bërë të ditur sot, se për shkaqe sigurie ka mbyllur ambasadën në kryeqytetin turk si dhe konsullatën në Stamboll për një periudhë të pacaktuar, pasi që për 14 korrik ka anuluar festimin e përvjetorit të Bastilles.

“Ambasada e Francës në Ankara si dhe konsullata në Stamboll do të jenë të mbyllura nga sot, deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ambasada franceze, transmeton Telegrafi.

Festimet e ditës së Bastilles, që ishin planifikuar të mbahen në konsullatën në Stamboll, si dhe në ambasadën në Ankara, janë anuluar, pasi autoritetet e kundërzbulimit kishin informacione për një “rrezik serioz”.

Konsullja franceze në Stamboll, Mirijel Domenas, ka shkruar në Tëitter se festimet janë anuluar “për shkaqe sigurie”, dhe se Franca është kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke.

Në Turqi janë rritur dukshëm masat e sigurisë pas shpërthimeve në aeroportin Ataturk të Stambollit, ku mbetën të vrarë 47 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version