Site icon Telegrafi

Për shkak të zjarrit, Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme – humbin jetën tre persona dhe shkatërrohen mbi 150 shtëpi

Autoritetet në Australia kanë njoftuar se shtet Queensland dhe New South Wales, kanë shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit të madh që ka shpërthyer gjatë vikendit, ku humbën jetën tre persona dhe u shkatërruan më shumë se 150 shtëpi.

Temperaturat e larta që arrijnë mbi 34 gradë celsius dhe erërat e nxehta që po fryjnë, po ua vështirësojnë punën zjarrfikësve në fikjen e zjarrin përmes ajrit, transmeton Telegrafi.

Sipas kryeministrit bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve të qytetarëve dhe pronave. Autoritetet gjithashtu kanë paralajmëruar banorët lokalë, se mund të vjen deri të evakuimi për shkaqe sigurie.

Ata madje pretendojnë se do të ishte më mirë të ndodh evakuimi tani kur gjithçka është nën kontroll, e jo kur paniku të pushtojë banorët.

Në anën tjetër në aksionin për fikjen e zjarrit në ndihmë u kanë dalë zjarrfikësve kolegët nga Virginia, të cilët  me 40 vetura të ndryshme po bëjnë të pamundurën që ta lokalizojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version