Telegrafi

Për shkak të vdekjes së babait të tij është ngritur në këmbë e tërë Amerika, djali i George Floyd viziton vendin ku ndërroi jetë i ati

Djali i afro-amerikanit të ndjerë George Floyd, ka mbajtur një fjalim në vendin ku babai i tij ndërroi jetë në Minneapolis, nga ku kërkoi drejtësi, raporton BBC.

Quincy Mason Floyd ka falënderuar gazetarët dhe demonstruesit, duke thënë se ka shkuar në vendin ku ka vdekur babai i tij, duke kërkuar drejtësi, transmeton Telegrafi.

“Asnjë burrë e grua nuk do të duhej të mbesin pa prindër. Për këtë kërkoj drejtësi për atë që ka ndodhur këtu”, ka shtuar Quincy Floyd.

Ndërkaq i pyetur për protestat globale si shenjë përkrahje në luftën kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, Quincy Floyd tha: “falënderoj të gjithë që po shfaqin përkrahje dhe dashuri. Faleminderit që po përkrahni familjen time”. /Telegrafi/