Site icon Telegrafi

Për shkak të vahabizmit, dy eurodeputetë kërkojnë stopimin e perspektivës evropiane të Kosovës

Eurodeputetja franceze nga Fronti Kombëtar i Francës, anëtare e “Europe of Nations and Freedom Group”, Dominique Bilde, dhe eurodeputeti francez me po këtë përkatësi partiake e politike, Edouard Ferrand, kanë hartuar një propozim-rezolutë për Kosovën.

Propozim-rezoluta kërkon që të bëhen hetime e sqarime rreth, siç thotë ajo, financimeve të dyshimta nga Arabia Saudite e vende të tjera me qëllim që të ngrihet vahabizmi në Kosovë. Ndërsa, qëllimi është që ajo të miratohet në Parlamentin Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Exit mobile version