Site icon Telegrafi

Për shkak të ushqimit të prishur në frigorifer thërrasin zjarrfikësit

Zjarrfikësit është dashur të evakuojnë ndërtesën e kompanisë amerikane të telekomunikimit AT&T në San Jose pasi dikush nga të punësuarit ka telefonuar numrin e emergjencave 911 për shkak të kundërmimit të padurueshëm. Ekipi i shpëtimit e ka gjetur frigoriferin të shkyçur nga rryma dhe të mbushur përplot me ushqime bajate.

Autoritetet kanë njoftuar se e punësuara e kompanisë ka vendosur të pastrojë frigoriferin, i cili me gjasë për kohë të gjatë nuk ka qenë në funksion. Ajo i kishte nxjerr ato ushqime, i kishte lyer me substanca të forta kimike për pastrim, njofton Yahoo.

Mirëpo nga kombinimi i drekave të mykura dhe substancës së pastrimit 28 njerëz kanë kërkuar ndihmë për shkak të vjelljes dhe mundimit. E punësuara e cila e kishte pastruar frigoriferin nuk kishte pasur asnjë problem sepse si shkak i alergjisë që kishte pasur dikur e kishte humbur shqisën e nuhatjes.

Exit mobile version