Site icon Telegrafi

Për shkak të Trumpit e braktis e dashura

Një anëtar i të rinjve republikanë në Filadelfia ka treguar se për shkak të presidentit Donald Trump është ndarë nga e dashura.

Tridhjetedyvjeçari Brian Leab, tha se e dashura e tij e kishte braktisur sapo kishte kuptuar se ai kishte votuar për presidentin aktual të SHBA-së.

“Kur dëgjoi se kam votuar për Trump, ajo ndërpreu bisedën dhe më tha: “A e di çfarë, Brian? Mendoj se jemi dy persona plotësisht të kundërt”.

“Pastaj në mënyrë demonstrative u ngrit dhe shkoi”, ka shpjeguar Brian.

Çifti ishte njohur përmes aplikacionit për njohje.

Ekspertja për lidhje, Jean Fitzpatrick ka deklaruar më herët gjatë këtij viti, se Trump është shndërruar ndër temat kryesore të bisedimeve mes çifteve, shkruajnë mediat britanike. /kp/

Exit mobile version