Si rezultat i temperaturave të ulëta e cila ka shkaktuar ngrica në sistemin e ujësjellësit rajonal ‘Llukar’, është arsyeja që qytetarët e Kavadarit gati tre ditë përballen me mungesën e ujit të pijshë, informoi sot kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
‘Në shkallë enorme temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrirje edhe në pjesët centrale më të thella të Ndërmarrjes publike ‘Komunalec’.
Panov bëri thirrje deri te të gjithë shfrytëzuesit e ujit në këtë periudhë kur ka temperatura të ulëta të përmbahen nga lëshimi i ujit të panevojshëm nga çezmat jashtë. Në të kundërtën çezmat të mbyllen tërësisht. /Telegrafi/