Site icon Telegrafi

Për shkak të temperaturave të larta në Maqedoni, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga puna

Për shkak të valës së të nxehtit sot dhe nesër në vend, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga detyrat e punës, fëmijët në çerdhe nuk lejohen të bëjnë aktivitet fizik nga ora 11:00 deri në orën 17:00, privati, sektori duhet të organizojë orarin e punës në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në dielli, ndërsa rekomandohet të shmanget qëndrimi në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Këto rekomandime janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë pasi DPHM-ja ka njoftuar institucionet se sot dhe nesër territori i gjithë vendit do të preket nga temperaturat e larta – faza portokalli.

Temperaturat do të jenë mbi 35 gradë në shumicën e vendeve, ndërsa mbi 40 gradë në zonat juglindore./Telegrafi/

Exit mobile version