Telegrafi

Për shkak të sindromës së Tourette, Lewis Capaldi mund të tërhiqet përfundimisht nga muzika

Foto: Ken McKay/ITV/Shutterstock

Lewis Capaldi ka thënë se ka mundësi që ai do të duhet të tërhiqet nga karriera e tij si muzikant nëse sindroma e tij Tourette përkeqësohet.

Këngëtari dhe kantautori 26-vjeçar zbuloi se performanca është e vetmja gjë që shkakton sindromën dhe megjithëse këmbimi ia vlen tani, mund të mos jetë gjithmonë.

“Është vetëm muzika ajo që ma bën këtë, përndryshe mund të jem mirë me muaj të tërë, kështu që është një situatë e çuditshme”, tha Lewis.

Foto: Roberto Ricciuti/Redferns

“Tani për tani, ia vlen shkëmbimi, por nëse arrin në një pikë ku po i bëj dëm të pariparueshëm vetes, do të heq dorë”.

Ylli i famshëm ka folur edhe më parë për muzikën dhe performancat si dhe për ndikimin që ka kjo sëmundje.

Lexo po ashtu Momenti prekës kur publiku vazhdon tekstin e këngës, ndërsa Lewis Capaldi përjeton çrregullimet e sindromës Tourette në skenë

Këtë e ka shprehur edhe në dokumentarin e tij “Hoë I’m Feeling Noë” që pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Foto: Ken McKay/ITV/Shutterstock

“Më duket sikur po çmendem. Plotësisht i shkëputur nga realiteti”, tha Lewis gjithashtu gjatë rrëfimit.

“Nuk mund të marr frymë. Ose ndjej se do të ngelem me të përgjithmonë ose do të vdes”.


Këngëtari i “Lost On You” u tregoi fansave për diagnozën e tij Tourette vitin e kaluar. /Telegrafi/