Site icon Telegrafi

Për shkak të shumë turistëve, Venecia do të paguajë një tarifë hyrjeje në pranverë

Venecia planifikon të aplikojë masën e biletave prej pesë eurosh për vizitorët ‘njëditorë’, në mënyrë që të përpiqet të menaxhoj ardhjet e turistëve, njoftoi këshilli i qytetit.

Kjo masë do të aplikohet gjatë vitit të ardhshëm dhe do të jetë një lloj prove për 30 ditë, ku fokusi do të jetë kryesisht te pushimet pranverore dhe fundjavat e verës, kur numri i turistëve është në kulm.

Të gjithë vizitorët mbi 14-vjeç do të obligohen të paguajnë për një biletë hyrëse në qytetin italian, transmeton Telegrafi.

Qëllimi është gjetja e “një ekuilibri të ri midis të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë ose punojnë në Venecia dhe atyre që vizitojnë qytetin”, tha këshilltari i qytetit për turizëm Simone Venturini.

Plani për herë të parë u prezantua në vitin 2019, e ishte shtyrë për shkak të COVID-19 që mbajti turistët larg qytetit – e më vonë për shkak të arsyeve procedurale dhe teknike. Vizitorët ndërkohë ia mësynë Venecias, kurse të huaj ka çdo herë e më shumë.

Turizmi i ngarkuar ka qenë prej kohësh një problem për qytetin e brishtë lagunor. Ekspertët e UNESCO-s rekomanduan në korrik që Venecia dhe laguna e saj të shtohen në listën e trashëgimisë botërore, dhe pretendojnë se Italia nuk po bën sa duhet për të mbrojtur qytetin nga efektet e ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv.

Exit mobile version