Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale R1103 Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata.
Intensiteti komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur.
“Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM./Telegrafi/