Për shkak të dukshmërisë së zvogëluar nga zjarri, rruga Koçan-Vinicë-Berovë është ndërprerë nga ora 16:00, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Ndërprerja është për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës nga zjarri.
Në këtë pjesë të Maqedonisë lindore, zjarret janë kritike dhe po i afrohen disa fshatrave të Pehçevës. Edhe dje një rrugë u mbyll për shkak të zjarrit. Bëhej fjalë për rrugën Prilep-Gradsko./Telegrafi/