Shikimi i filmave pornografikë mund të ndikojë keq në potencën tuaj kur të keni marrëdhënie seksuale, është konstatuar në një studim.
Në të vërtetë, me rastin e masturbimit, derisa jeni duke shikuar filma pornografikë, mendja juaj orientohet mu në aktin seksual, me ç’rast ndodh tajitja e dopaminës.
Çështja është se ju është e mundshme që të ndërroni skenën apo filmin çdoherë kur eksitimi bie. Kështu arrihet ngopja me dopaminë, gjë që në kushtet e marrëdhënies normale seksuale nuk ndodh, transmeton Telegrafi.
Prekja, aroma dhe lidhja emocionale janë krejtësisht të pamundshme, andaj mund të hutojnë dukshëm mashkullin kur të gjendet në situatë reale, po qe se do të ketë kontakt dashurie reale për herë të parë.
Studiuesit thonë që çështja nuk është se duhet të mos masturbohet dhe të mos shikohen filma të tillë, por vënë në pah që nëse teprohet me këto gjëra mund të krijohen pasoja në jetën seksuale. /Telegrafi/