Ushtria e Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen i është bashkuar testimit të qytetarëve për coronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Një ekip i stafit teknik nga Qendra Mjekësore Ushtarake doli në terren, i ndihmuar nga ekipe të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP-së), për t’i ndihmuar ata në marrjen e mostrave të testimin për virusin Covid-19. Me këtë mbështetje nga Ushtria, kapaciteti do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, por gjithashtu do të lehtësohet puna e ekipeve nga QSHP. Ekipi nga Qendra Mjekësore Ushtarake është i përfshirë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe të japin informacione të sakta në anketat epidemiologjike./Telegrafi/